Roli dhe Kompetencat__ DPAK

Misioni
Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit ka si mision parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore, entet publike dhe shoqëritë me kapital shtetëror, përmes forcimit të integritetit, ligjshmërisë dhe llogaridhënies në sektorin publik.

Vizioni
Drejtoria e Përgjithshme e Antikorrupsionit është fokusuar në forcimin e mjeteve dhe mekanizmave për të parandaluar korrupsionin në të gjitha nivelet e administratës publike, duke rritur integritetin, llogaridhënien dhe eficiencën në shërbimet publike.
Qëllimi ynë është ndërtimi i një administrate publike të ndershme dhe në shërbim të qytetarëve, ku kultura e integritetit dhe llogaridhënies është e rrënjosur në çdo nivel të qeverisjes dhe ku qytetarët angazhohen në mënyrë aktive në luftën kundër korrupsionit.